For One Democratic State
in the whole of Palestine (Israel)

FOR FULL EQUALITY OF NATIVE AND ADOPTIVE PALESTINIANS

FOR One Man, One Vote

Home


Search

Lavjerrësi i Ukrainës

By Israel Shamir

1.       Dy pushtimet

 

Gjasat janë të mëdha në Ukrainë: pas grushtit të shtetit, Krimea dhe Donbasi kanë pohuar të drejtën e tyre për vetëvendosje, ndërsa trupat amerikane dhe ruse hynë në territorin e Ukrainës, të dyja të kamufluara.

Ushtarët amerikanë janë "këshilltarë ushtarakë", gjoja anëtarë të ushtrisë private Blackwater (riemëruar Akademi), disa qindra prej tyre patrullojnë në Kiev, ndërsa të tjerët përpiqen të shtzpin revoltën në Donetsk. Zyrtarisht, ata ishin të ftuar nga ana e regjimit të ri të instaluar nga Perëndimi. Ata janë në krye të pushtimit amerikan në perpjekje për të rrëzuar regjimin dhe për të thyer rezistencën. Ata tashmë i kanë gjakosur duart e tyre në Donetsk.

Përveç kësaj, Pentagoni ka dyfishuar numrin e avionëve luftarakë të SHBA-ve në një mision patrullimi ajror të NATO-s në Balltik. Transportuesit ajror amerikanë hynë në Detin e Zi. Disa marinsa amerikanë raportohet se janë ulur në Lvov “ si pjesë e një manovre të planifikuar më parë.”

Ushtarët rusë që i përkasin flotës ruse, janë vendosur ligjerisht në Krime. Ata ishin në Krime para grushtit të shtetit, në përputhje me traktatin ruso-ukrainas (si flota e 5-të amerikane në Kuvajt), por prania e tyre u forcua me tepër. Trupat ruse shtesë ishin ftuar nga presidenti legjitim, Janukoviç që më pas u rrëzua, (krahasojeni këtë me uljen e SHBA-ve në Haiti në mbështetje të rrëzimit të presidentit Aristide). Ato po ndihmojnë milicinë pro-ruse lokale për të ruajtur rendin, dhe të sigurohen se askush të mos vritet gjatë procesit. Rusia i vuri trupat e saj në gatishmëri dhe vendosi disa anije luftë në Deti e Zi.

Vetëm prezenca ruse është përshkruar nga mediat perëndimore si “pushtim”, ndërsa ajo amerikane as që përmendet. “Ne e këmi detyrë morale që të fudim hundët në punët tuaja, edhe në oborrin e shtëpisë suaj, një botë larg atdheut tonë. Është për të mirën tuaj,” shkruan një toger amerikan në mënyrë ironike.

Moska u zgjuan nga problemet në Ukrainë pas preokupimit të saj, jo obsesionit, me lojrat Olimpike të dimrit, të cilat e kishin tërhequr disi. Kur njerëzit filluan të thoshin “Putini i fitoi lojrat, por humbi Ukrainën”. Me të vërtetë, ndërsa Putini shikonte  sportin në Soçi, Revolucioni i Kaftë korri sukses në Ukrainë. Nje vend i madh europian, sa madhësia e Francës, republika më e madhe e ish-Bashkimit Sovjetik (pas Rusisë), u mor nga një koalicion ukrainas i ultranacionalistëve dhe oligarkëve (kryesisht hebrebj). Presidenti legjitim u detyrua të ikte për të shpëtuar jetën e tij. Anëtarë të parlamentit u keqtrajtuan, e në disa raste, fëmijët e tyre u morën peng për të siguruar votën e tyre, pasi shtëpitë e tyre u vizituan nga përsona të armatosur. Puçi u krye! Perëndimi e njohu qeverinë e re. Rusia refuzoi ta njohë, por vazhdoi të merrej me të ditë për ditë. Megjithatë, tani historia e vërtetë po zhvillohet në Krime dhe në Ukrainën lindore, një histori rezistence ndaj pushtuesit pro-perëndimor.

2.       Puçi

Gjendja ekonomike e Ukrainës është e tmerrshme. Ata janë në gjendjë që ishte Rusia në vitet ’90 para Putinit – në Ukrainë vitet ’90 kurrë nuk morën fund. Për vite vendi u rrjep nga oligarkët që harxhonin fitimet për bankat perëndimore, duke e çuar Ukrainën në buzë të greminës. Për të shmangur falimentimin dhe kolapsin, Ukraina ishe duke marrë një kredi ruse prej 15 miliard euro pa parakushte, por pastaj ndodhi grushti i shtetit. Tani kryeministri i grushtit të shtetit do të jetë i lumtur të marrë e shumta 1 miliard dollarë nga SHBA-të me anë të FMN-së. (Europianët kanë premtuar më shumë, por pas disa vitesh...) Ai tashmë i ka pranuar kushtet e FMN-së, çka do të thotë shtrëngim, papunësi dhe varësi nga borxhi. Ndoshta kjo ishte arsyeja e grushtit të shtetit. Kreditë e FMN-së dhe SHBA-ve janë një burim i madh fitimi për komunitetin financiar. Ata përdorën për të sklavëruar vendet debitore, siç shpjegoi Perkinsi gjerë e gjatë.

Oligarkët që financuan operacionin Maidan ndanë plaçkën: mbështetësi më bujar, multimiliarderi Igor "Benya" Kolomoysky, mori qytetin e madh rusisht folës të Dnepropetrovskit si çiflig. Nuk ishte e nevojshme që ai të hiqte dorë nga pasaporta e tij izraelite. Vëllezërit e tij moren qytetet e tjera industriale rusish folëse, përfshirë Kharkovitin dhe Donetskun, Çikagoja ukrainase apo Liverpooli. Kolomoysky nuk është vetëm një "oligark me origjinë çifute": ai është një anëtar aktiv i komunitetit hebre, një mbështetës i Izraelit dhe donator i shumë sinagogave, njëra prej tyre është më e madhja në Evropë. Ai nuk kishte asnjë problem të mbështeste neo-nazistët, madje edhe ata të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të antisemitizmit të tyre të deklaruar. Kjo është arsyeja pse apeli ndaj ndërgjegjes së çifutëve kundër puçit të Kaftë ka dështuar dukshëm.

Tani kanë ardhur kryqëzatat e nacionalistëve kundër rusisht-folësve (rusët etnikë dhe rusisht-folësit ukrainasit - dallimi është e diskutueshëm), kryesisht ndaj punëtorëve të industrisë në lindje dhe në jug të vendit. Regjimi i Kievit ndaloi Partinë Komuniste dhe Partinë e Rajoneve (partia më e madhe e vendit e mbështetur kryesisht nga punëtorët rusisht folës). Dekreti i parë i regjimit ndaloi gjuhën ruse nga shkollat, radiot, televizionet dhe ndaloi të gjitha përdorimet zurtare të gjuhës. Ministri i kultirës i quajti rusisht folësit “budallenj” dhe propozoi burgim për ata që përdorin gjuhën  e ndaluar në vendet publike. Një tjetër dekret, kërcënon me dhjetë vjet burg çdo shtetas me kombësi të dyfishtë ruse dhe ukrainase, përveç nëse ai heq dorë nga kombësia ruse menjëherë.

Këto kërcënime nuk janë fjalë boshe: trupat e krahut të djathtë, forcat luftëtare drejtuese të Rendit të Ri, dalin rrugëve të vendit duke terrorizuar  zyrtarë, duke marrë ndërtesa qeveritare, duke rrahur qytetarë, duke shkatërruar statujen e Leninit, duke goditur përmendore të Luftës së Dytë Botërore. Një video tregon një luftëtar të krahun të djathtë që keqtrajton një avokat të qytetit, ndërsa policia shikonte nga ana tjetër. Ata filluan të ndjekin policët e trazirave që mbështesnin ish-presidentin. Ata dogjën nja dy sinagoga. Ata torturuan një guvernator dhe linçuan disa teknikë që gjeten në qendrën e ish-partisë në pushtet. Ata filluan të marrin kishat ortodokse të konfesioinit rus, me qëllim për t’i shndërruar ato në kishë greko-katolike.

Udhëzimet e Viktoria Nulandit nga Departamenti Amerikan  I Shtetit u pasuan me: Ukraina pati qeverinë që ajo përcaktoi në bisedën e famshme telefonike me ambasadorin amerikan. Çuditërisht, ndërsa asaj i “plaste” për interesat e BE-së, asaj nuk i “plasi” fare për pikëpamjet e Rusisë mbi të ardhmen e Ukrainës.

Rusia nuk ishte e përfshirë në zhvillimet e Ukrainës: Putin nuk donte të akuzohej për ndërhyrje në punët e brendshme të Ukrainës, edhe kur të dërguarit e SHBA-ve dhe BE-së ndihmuan dhe drejtuan rebelët. Populli i Rusisë do ta duartrokaste atë nëse ai do të dërgonte tanket e tij në Kiev për të rifituar të gjithë të Ukrainës, edhe pse ata e konsiderojnë atë një pjesë integrale e Rusisë. Por Putin nuk është një nacionalist rus, e as një njeri me ide iperialiste. Edhe pse ai do të donte që Ukraina të ishte miqësore me Rusinë, ta aneksonte atë, në tërësi apo pjesërisht, kjo kurrë nuk ka qënë ambicia e tij. Do të kishte qënë shumë e kushtueshme, edhe për Rusinë e pasur: të ardhurat mesatare të Ukrainës janë vetëm gjysma e atyre ruse. Ndërsa infrastruktura e saj është kaotike.  Nuk do të ishte e lehtë, edhe për çdo qeveri ukrainase që për njëzet vjet me rradhë i kanë ushqyer njerëzit me ndjenja anti-ruse. Por, Putini u dëtyrua të përfshihej.

Qindra mijëra ukrainas votuan me këmbët e tyre dhe ikën në Rusi, për të kërkuar azil. Dy njëqind mijë refugjatë të kontrolluar gjatë fundjavës. E vetmja pjesë e lirë e tokës në të gjithë republikën ishte qyteti i Sevastopolit, objekt i një rrethimi francez dhe britanik në vitin 1952 dhe i një rrethimi gjerman në vitin 1941 dhe bazë e flotës detare ruse në Detin e Zi. Ky qytet heroik nuk iu dorëzua emisarëve të Kievit, edhe pse disa deputetë lokalë ishin gati të dorëzoheshin. Dhe në momentin e  fundit njerëzit filluan rezistencën e tyre. Suksesi i tmerrshëm i puçit ishte fillimi i shthurrjes së tij. Lavjerrësi i Ukrainës që lëkundej gjithmonë mes Lindjes dhe Perëndimit, filloi lëvizjen e kthimit të saj.

3.       Kryengritja

Populli i Krimesë u ngrit. Shkarkoi zyrtarët e tij të kompromentuar dhe zgjodhi nëj lider të ri, z. Sergej Aksyonov. Udhëheqësia e re mori pushtetin, mori Krimenë dhe u kërkoi trupave ruse t’i  shpëtonon ata nga sulmi kërcënues i trupave të Kievit. Nuk duket të ketë qënë e nëvojshme në këtë pikë: kishte shume krimeanë të gatshëm ta mbrojnë tokën e tyre nga pushtuesit e kaftë. Kishte vullnetrë kozakë si dhe ishte flota ruse e stacionuar në Krime në bazë të një marrëveshjeje. Marina e saj me siguri që do të kishte qënë në gjëndje t’i ndihmonte ata në rast fatkeqësie. Krimeanët, me pak ndihmë nga rusët, vendosen blloqe në ngushticën e Isthmusit që lidh Krimenë me kontinentin..

Parlamenti i Krimesë votoi për t'u bashkuar me Rusinë, por kjo votë duhet të konfirmohet nga një sondazh më 16 mars për të përcaktuar të ardhmen e Krime -së - nëse ajo do të kthehet në Rusi apo të mbetet një republikë autonome në kuadër të Ukrainës. Nga biseda ime me vendasit , duket se ata do të preferonin të bashkohen me Federatën Ruse, të cilën e kanë lënë me urdhër të Hrushovit vetëm një shekull e gjysmë më parë. Duke pasur parasysh çështjen e gjuhës ruse dhe lidhjen e gjakut, kjo ka kuptim: Ukraina është trokë, Rusia është si zbutës dhe e gatshme të marrë përsipër mbrojtjen e saj. Ukraina nuk mund të paguajë pagat dhe pensionet. Rusia kishte premtuar ta bënte këtë. Kievi ishte duke marrë pjesën më të madhe të të ardhurave të gjeneruara nga turistët rus në Krime. Tani fitimet do të mbeten në gadishulli dhe me sa duket të ndihmojnë në riparimin e infrastrukturës së dobët. Çmimi i pasurive të patundshme ka të ngjarë të rritet në mënyrë drastike. Vendasit optimiste marrin me mend këtë dhe kjo pikëpamje ndahet edhe nga biznesmenët rusë. Ata thonë se Krimea do ta mund Soçin brënda disa viteve. Gjërat e vjetra e të zymta do të zëvendësohen nga gjërat elegante ruse.

Ndoshta Putini do të preferonte që krimea të fitonte pavarësinë, si Kosova, apo edhe të mbetet nën sovranitetin e një shenjë të Ukrainës, si Tajvani që është ende formalisht pjesë e Kinës. Kjo mund të bëhet një vitrinë pro-ruse për Ukrainën, e cila do t’u mundësonte ukrainasve të tjerë për të parë se çfarë janë duke humbur, siç ishte Berlini Perëndimor për gjermanët Lindore gjatë Luftës së Ftohtë. Rifitimi i Krimesë do të ishte mirë, por jo me çmimin e të e të paturit të një Ukraine armike e të konsoliduar si fqinje. Përsëri Putini nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte vendimin e popullit.

Nuk ishte një përpjekje për të luajtur kartën e tatarëve të Krimesë kundër rusëve, por, me sa duket dështoi. Edhe pse mexhlisi, organizata e tyre e vetemëruar, mbështeste Kievin, pleqtë folën për neutralitet. Ka zëra se lideri çeçen z. Kadirov, një mbështetës i vendosur i Putinit, ka dërguar skuadrat e tij te tatarët për t’i detyruar ata që të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre për bashkimin e Krimesë me Rusinë. Në fillim tatarët mbështetën Kievin. Madje u përpoqën të parandalojnë marrjen nga pro-rusët. Por, këta njerëz të mençur kanë lindur luftëtarë, ata e dinë se kur duhet t’i rregullojnë qëndrimet e tyre, e nuk ka dyshim se ata do të arrijnë ta menaxhojnë këtë situatë në mënyrën më të mirë.

Ruset nazistë, si ata anti-Putinit, si nazistët ukrainas, janë të ndarë: disa mbështesin një “Krime ruse”, ndërsa të tjerët preferojnë një Kiev pro-europian. Ata janë të këqinj si armiq, por janë edhe më të këqinj si miq. Mbështetësit e nazistëve përpiqen të krijojnë një të çarë mes rusëve, ukrainasve dhe tatarëve. Atyre nuk u pëlqen fakti se Kadirovi i Çeçenisë e mbështet planin rus. Ata përpiqen t’i bindin njerëzit se Rusia është më mirë pa çeçenët, një fis luftarak muslima.

Pasi krimea sfidoi urdhrat nga Kievi, ajo u bë një pishtar për rajonet e tjera të Ukrainës. Donbasi, rajon me qymyr dhe hekur, ngriti parulla ruse dhe shprehu dëshirën për vetëvendosje, “si Krimea”. Ata duan të kenë një bashkim doganor të udhëhequr nga Rusia, por nuk është e qartë nëse ata duan pavarësi, autonomi, apo diçka tjetër. Por edhe ata kanë planifikuar një sondazh për datën 30 mars. Ka pasur demonstrata të mëdha kundër regjimit të Kievit në Odessa, Dnepropetrovsk, Kharkovit dhe qytete të tjera rusisht-folëse. Praktikisht kudo, deputetët kërkojnë një ujdi me Kievin për të gjetur një mënyrë për përfitime, por njerëzit nuk janë dakord. Ata janë të zemëruar dhe nuk pranojnë juntën.

Regjimi Kiev nuk e pranon kërkesën e tyre për liri. Një kryetar i zgjedhur në Donetsk u rrëmbye nga forcat ukrainase të sigurisë dhe u dërgua në Kiev. Tani ka demonstrata të dhunshme në qytet.

Marina e Ukrainës në Detin e Zi e ndërroi e ktheu aleancën e saj nga Kievi në Krime. Ata u ndoqën nga disa njësi të forcave ajrore me dhjetra avionë luftarakë dhe me trupa tokësore. Trupat besnike ndaj Kievit u bllokuan më pas nga populli i Krimesë, por nuk kishte dhunë në këtë transferim të pushtetit.

Junta caktoi një oligark për të drejtuar Donbasin, z. Sergej Taruta, por ai pati vështirësi për të marrë pushtetin, pasi popullsia lokalë nuk e donte. E për arsye të vlefshme: junta kishte blerë portin e madh polka të Gdaskut dhe e çi atë në falimentim. Me sa duket ai është më I mirë për të vjedhur gjera se sa të drejtojë ndonëj biznes serioz. Në mënyrë alarmante, z. Taruta solli me vete një personel sigurie të paidentifikuar dhe të armatosur rëndë. Thuhet armë për qira nga ujrat e zeza (akademia), nga Iraku dhe Afganistani. Ai do të këtë nëvojë për më tëpër nëse ka ndërmend ta marrë Donbasin me forcë.

Në Kharkov, qyteti lindor më i madh, më përpara kryeqyteti i Ukrainës Sovjetike, popullsia lokale përjashtoi forcat e krahut të djathtë nga zyrat e qeverisë, por policia u bashkua me oligarkët. Ndërkohë që revolucioni fals zhvillohej në Kiev nën tutelën e të dërguarve të Amerikës dhe BE-së, revolucioni i vërtetë po zhvillohet tani dhe e ardhmja e tij nuk është e sigurtë.

Ukraina nuk ka marrë shumë nga ushtria, pasi oigarkët vodhën çdo gjë që ishte caktuar ndonjëherë për ushtrinë. Gjithsesi, regjimi i Kievit nuk mbështete në ushtrinë e tij. Përpjekja e tyre për të thirrur burra të aftë menjëherë dështoi, pasi pothuajse askush nuk iu përgjigj thirrjes. Ata akoma e kanë ndërmend ta shtypin revolucionin. Nja tre qind mercenarë të tjerë mbërritën të mërkurën në aeroportin e Kievit. Regjimi i Kievit kërkoi ndihmën e NATO-s dhe shprehu gatishmërinë e vet për të lejuar raketat amerikane që të vendosen në Ukrainë. Raketat në Ukrainë (tani të vendosura në Poloni, që tani janë shumë afër për shijet e Rusisë) me siguri do ta kalojnë linjën e kuqe të Rusisë, ashtu si raketat ruse na Kubë e kanë kaluar linjën e kuqe të Amerikës në vitin 1962. Shefi i inteligjencës izraelite në pension Yaakov Kedmi, një ekspert mbi Rusinë, tha se nga kjo pikëpamja Rusia nuk mund ta lejojë këtë, më çfarë çmimi, edhe nëse kjo do të thotë luftë e hapur.

Putini kërkoi leje nga parlamenti rus për të përdorur trupat ruse nëse është nëvoja, dhe parlamenti në mënyrë unanime e aprovoi kërkesën e tij. Me siguri ato do të përdorën në mënyrë që të mbrojë punëtorët në rast sulmi nga krahu i djathtë i ndihmuar nga mercenarët e akademisë. Katastrofat humanitare, trazirat në shkallë të gjërë, rrjedhja e refugjatëve apo ardhja e trupve të NATO-s mund të detyrojnë Putinin të marrë masa, edhe përkundër dëshirës së tij.

4.       Presidenti në mërgim

Presidenti Janukoviç do të mbahet mend në histori si i dobët, figurë tragjike. Ai meriton një përshkrim më me shumë ngjyrime se ky i imi. Ai bëri maksimumin e tij për të shmangur viktima. Megjithatë, ai u përball më një revoltë në masë e drejtuar nga trupat e dhunshme të kafta. E përsëri ai u fajësua për vrasjen e nja tetëdhjetë njerëzve, protestues dhe policë.

Disa nga viktimat u shkakruan nga krahu i djathtë kur hynë më dhunë në zyrat e partisë në pushtet. Politikanët e lanë ndërtesën më parë, por stafi i sekretariatit qëndroi bashkë me disa gra, protierë dhe të tjerë. Një inxhinier me emrin Vladimir Zakarov shkoi te rebelët që i rrethonin dhe u kërkoi që t’i lëshojnë gratë. Ata e vranë në vend me shkopinj e tyre. Një tjetër burrë u dogj i gjallë.

Por shumica e të vrarëve ishin viktima të zjarrit të snajperistëve, edhe për këto është fajësuar Janukoviçi. Regjimi i Kievit madje i kërkoi Gjykatës së Hagës që të akuzonin presidentin ashtu siç kishin bërë me Milosheviçin. Por, tani nga një bisedë telefonike mes përfaqësueses së KiE-së Catherine Ashton dhe ministrit të jashtëm estonez Urmas Paeti u zbuluar se emisarët e KiE-së ishin në dijeni se dhjetra viktimat e shkaktuara nga snajperistët në Maidan u vranë nga përkrahësit rebelë dhe jo nga policia apo nga presidenti, siç pretendonin ata. Urmas Paet pranoi vërtetësinë e kësaj bisede në një konferencë shtypi, dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur. Rezulti se snajperistët rebelë qëlluan dhe vranë policë dhe protestues në sheshin Maidan, pa dallim, në mënyrë që të derdhnin gjak dhe të fajësonin presidentin.

Siç duket ky është një standard në revolucionet e organizuara nga amerikanët. Snajperistët vranë policë dhe protestues në revolucionin e vitit 1991 dhe 1993 në Moskë, ashtu si edhe në raste të tjera. Disa burime pohojnë se snajperistë të famshëm izraelitë ishin të punësuar në raste të tilla, gjë që është plotësosht e mundur në bazë të marrëdhënieve të z. Kolomojski dhe Izraelit. Një mik personal i z. Kolomojski, anëtar i shquar i atëhershëm i opozitës, deputet i tanishëm dhe kreu i administratës, Sergej Pashinsky u ndalua nga policia pasi ai hoqi një snajper me silenciator nga skena e vrasjes. Ky zbulim është raportuar për pak kohë në Neë York Times, por është hequr më vonë. Ky zbulim  eliminon (ose të paktën seriozisht minon) rastin kundër Presidentit. Ndoshta do të zhduket përgjithmonë në humnerat e kujtesës dhe të harrohet krejtësisht, ashtu si sulmi me sarin në rastin e Sirisë.

Një tjetër zbulim është bërë nga presidenti Putin në konferencën e tij për shtyp të datës 4  mars 2014. Ai tha se bindi (lexo: detyroi) presidentin Janukoviç të firmoste marrëveshjen e datës 21 shkurt 2014 me opozitën, ashtu siç kishin kërkuar ministrat perëndimorë. Me këtë marrëveshje, apo akt kapitullimi, presidenti ukrainas ra dakord më te gjitha kërkesat e rebelëve të kaftë, përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme për parlamentin dhe presidentin. Megjithatë, marrëveshja nuk ndihmoi: rebelët u përpoqën të vrasin Janukovçin po atë natë kur ai udhëtoi për në Kharkovit .

Putini shprehu habinë që ata nuk ishin të kenaqur me marrëveshjen dhe vazhduan me grushtin e shtetit gjithsesi. Arsyeja u dha nga budallenjtë e krahut të djathtë: ata thanë se njerëzit e tyre të armatosur do të vendosën në çd stendë të zgjedhjeve dhe se ata  do t’i numëronin votat. Sigurisht, marrëveshja nuk e lejonte këtë. Junta kishte të gjitha arsyet për të besuar se nuk do t’i fitonte zgjedhjet e ndershme.

Me sa duket Janukoviçi shpresonte të vendoste një bazë të re të energjisë në Kharkovit, ku një kuvend i madh deputetësh nga jugu dhe lindja e Ukrainës ishin thirrur më herët. Asambleja, thotë z. Kolomojski, u thirr për të marrë pushtetin dhe për të mbrojtur presidentin, por deputetët nuk pranuan. Kjo është arsyeja pse presidenti Janukoviç, me shumë vështirësi, u arratis në Rusi. Ulja e tij në Rostov u bëri mjaft përshtupje njerëzve, pasi avioni i tij shoqërohen nga avionë luftarakë.

Janukoviçi u përpiq të kontaktonte presidentin Putin, por presidenti rus nuk donte të linte përshtypjen se ai dëshironte ta detyronte Janukoviçin në lidhje më popullin e Ukrainës, prandaj refuzoi ta takonte apo t’i fliste direkt. Ndoshta Putini nuk kishte kohë për të humbur me një figurë të tillë të dobët, por ai gjithsesi e ka njohur publikisht atë si kryetar legjitim të Ukrainës. Kjo kishte kuptim, pasi presidenti Janukoviç u kërkoi trupave ruse që të sillnin paqe në vendin e tij. Ai ende mund të bëjë një rikthim si president i Ukrainës së lirë, nëse do të frmohej një e tillë në ndonjë pjesë të vendit.

http://www.mediaelire.net/lajm/656/lavjerresi-i-ukraines/

 

Home