Kriza në Ukrainë. Lufta mund të
nisë në çdo moment
Nga Israel
Shamir
Nuk është shumë e këndshme të qëndrosh në Kiev këto ditë.
Euforia e revolucionit ka përfunduar dhe shpresat për një
kapitull të ri, për fundin e korrupsionit dhe zhvvillimin e
ekonomisë janë zbehur. Revolta e Maidanit dhe grushti i shtetit
që pasoi vetëm sa kanë riorganizuar të njëjtën lojë me letra,
për t’u vënë përgjithmonë në pushtet.
Presidenti në detyrë ka qënë një kryeministër në detyrë dhe një
suprem i KGB-së (i quajtur “SBU” në gjuhën ukrainase).
Kryeministri në detyrë ka qënë një Ministër i Jashtëm. Oligarku,
që më shumë gjasa do të “zgjidhet” president pas pak ditësh, ka
qënë një Ministër i Jashtëm, drejtuesi i bankës së shtetit, dhe
thesari i dy grushteve të shtetit, në vitin 2004 (ku ka
instaluar Yushchenko-n) dhe në vitin 2014 (ku instaloi veten e
vet).
Rivali i tij kryesor, Mme Timoshenko, ka shërbyer si
kryeministër për vite me radhë, deri kur humbi në zgjedhjet e
vitit 2010.
Këta njerëz e kanë sjellë Ukrainën në këtë gjendje të mjerueshme
ku ndodhet tani.
Në vitin 1991, Ukraina ka qënë më e pasur se Rusia. Sot, është
tre herë më e varfër për shkak të keqmenaxhimit dhe vjedhjeve të
këtyre njerëzve. Tani ata po planifikojnë një hile të vjetër:
duan të marrin kredi në emrër të Ukrainës, t’i fusin paratë në
xhep dhe ta lënë vendin në borxh. Ata ua shesin asetet e vendit
kompoanive perëndimore dhe i kërkojnë NATO-s që të vijë dhe të
mbrojë investimet.
Ata po luajnë një lojë të rrezikshme. Garda e Zezë, një forcë
e re SS neo-nazite e armatosur e Sektorit të Djathtë po grabisin
tokën. Ata arrestojnë dhe vrasin disidentë, aktivistë,
gazetarë. Me qindra ushtarë amerikanë, që i përkasin kompanisë
“private” Academi (ish-Blackwater) janë shpërndarë në
Novorossia, krahina pro-ruse në lindje dhe në jug-lindje. FMN-ja
ka diktuar përgjysmimin e pencionit dhe dyfishimin e qirasë së
shtëpive.
Në treg, racionet e ushtrisë amerikane kanë zënë vendin e
ushqimit local.
Regjimi i ri në Kiev ka hedhur poshtë pretendimin e fundit për
demokraci duke përjashtuar komunistët nga parlamenti. Kjo duhet
t’i afrojë ata më shumë me SHBA-të. Përjashto komunistët, apliko
për në NATO, dëno Rusinë, bëj një paradë me gay, dhe ju mund të
bëni gjithçka, madje edhe të pjekni të gjallë dhjetra vicilë.
Dhe kështu bënë.
Masat më të ashpra u morën ndaj Novorossias industriale, pasi
klasa e saj punëtore përçmoi oligarkët dhe ultranacionalistët.
Pas ferrit në Odesa dhe të shtënave të papërligjura në rrugët e
Melitopolit, dy provincat rebele të Donetskut dhe Luganskut
morën armët dhe shpallën pavarësinë e tyre nga regjimi i Kievit.
Ata u sulmuan, por nuk u dorëzuan. Gjashtë krahinat e tjera
rusisht-folëse të Novorossias u thyen shpejt. Rusia nuk ndërhyri
dhe nuk e përkrahu rebelimin, pavarësisht presionit të
nacionalistëve rus në Ukrainë dhe Rusi, të cilët e quajtën këtë
“tradhëti”.
Sa shumë për retotikat e luftës të McCain-it dhe Brzezinskit.
Respekti i Putinit për sovranitetin e tjetrit është irritues. E
kuptoj se kjo ngjan si një shaka, pasi keni degjuar kaq shumë
për Putinin si një Hitler të ri. Në fakt, Putini ka kryer një
trajnim në juridik përpara se t’i bashkohej shërbimit sekret. Ai
është një i fiksuar pas ligjit ndërkombëtar. Rusia e tij ka
ndërhyrë në shtetet e tjera më pak se Franca dhe Anglia, pa
Shtetet e Bashkuara. Pyeta këshilltarin e tij të lartë, z.
Alexei Pushkov, pse Rusia nuk u mundua të ketë ndikim në Ukrainë
ndërkohë që Kievi po vlon nga zyrtarët amerikanë dhe europianë?
“Ne mendojmë se është e gabuar të ndërhysh”, replikoi ai, si një
djalë i mirë i shkollës së të dielës. Ka shumë gjasa të jetë një
keqgjykim i këshilltarit të Putinit për ndjenjat publike.
“Shumica e popullsisë në Novorossia nuk e don regjimin e ri në
Kiev, por duke qënë politikisht pasiv dhe konservatorë, do t’i
nënshtrohen pushtetit të tij”, thonë ata. “Rebelët janë një
bandë e vogël pa një mbështetje masive dhe askush nuk mund të
mbështetet tek ta. Si pasojë, Putini u kërkoi rebelëve që ta
shtynin referendumin për një kohë të papërcaktuar, një mënyrë e
sjellshme për të thënë “hiqni dorë!”
Ata e shpërfillën kërkesën e tij dhe votuan në masë për
shkëputje nga një Ukrainë që po shpërbëhet. Pjesëmarrja ishte më
e larte se sa pritej. Mbështjetja për këtë lëvizje ishte
pothuajse totale. Siç më tha një burim brenda Kremlinit, ky
zhvillim nuk ishte parashikuar nga këshilltarët e Putinit.
Ndoshta këshilltarët e kishin lexuar saktë, por tri zhvillime
kanë ndryshuar mendjen e votuesve dhe i kanë shtyrë këta njerëz
të qetë drejt barrikadave dhe kutive të votimit:
1.
E para, ishte holokausti i zjarrit në Odesa, ku punëtorët
paqësorë dhe demostruesit e paarmatosur u sulmuan paptritmas nga
banditët e regjimit (ekuivalentët e Basijve në Iran) dhe i
mblodhën ata në një qendër tregtare. Ndërtesës iu vu flaka, dhe
Garda e Zezë pro-regjimit kishte vendosur snajperistë në mënyrë
që të godisnin këdo që do të tentonte t’ia mbathte. Rreth
pesëdhjetë vetë, kryesisht të moshur, punëtorë rusisht-folës i
dogjën të gjallë ose u goditën në përpjekje për të dalë nga
dritaret dhe dyert. Kjo ngjarje e kombshme ishte kthyer në një
festë dhe gëzim për nacionalistët ukrainas, të cilët i
referoheshin bashkatdhetarëve të tyre të djegur, si një
“grumbull i skuqur”. Është thënë se kjo është organizuar nga
trupat hebreje oligarkiste dhe Njeriu u Fortë Kolomoysky, i cili
lakmonte portin e Odesës.
2.
E dyta ishte sulmi i Mariupolit më 9 maj 2014. Kjo
përkujtohet si Dita-V në Rusi dhe Ukrainë (ndërkohë që që
Perëndimi e përkujton më 8 maj). Regjimi i Kievit ndaloi
festimet e çdo dite-V. Në Mariupoli Garda e Zezë sulmoi qytetin
paqësor dhe të paarmarosur, duke djegur rejonin e policisë dhe
duke vrarë policët vendor, të cilët kishin refuzuar të shtypnin
festimet e marsit. Më pas, Garda e Zezë lëshoi autometjet në
rrugë, duke vrarë qytetarët dhe duke shkatërruar pronat e tyre.
Perëndimi nuk bëri zë, Nuland dhe Merkel nuk ishin aspak të
tmerruar nga kjo vrasje në masë, siç ishin të frikësuar nga
fakti se Yanukovichi mund të kontrollonte turmën. Njerëzit e
këtyre dy krahinave i ndien të braktisur; ata e kuptuan se
askush nuk po shkonte t’i ndohmonte ata dhe kështu dolën të
votojnë.
3.
Zhvillimi i tretë ishte, zgjedhja e çuditshme e travestitit
austriak Conchita Wurst nga juria e Eurovizionit si fitues i
garës së këngës. Banorët e Novorossias vendosen se nuk duan të
jenë pjesë e një Europe të tille.
Në fakt, as vetë europianët nuk e duan këtë: u duk që shumica e
shikuesve britanik preferuan dyshen polake, Donatan dhe Cleo, me
këngën We are Slavic (Ne jemi sllavë). Donatani është gjysëm rus
dhe ka ngjallur polemika në të kaluarën duke nxjerrë në pah
cilësitë e pan-sllavizmit dhe arritjet e ushtrisë së kurqe,
thotë Independent. Juria politike preferoi të “festonte
tolerancën”, paradigmën dominuese të imponuar nga Europa. Ky
është travestiti i dytë që e fiton këtë garë politike; i pari
ishte këngëtari izraelit Dana International. Një fiksim i tillë
me ndërruesit e gjinisë nuk u përtyp lehtë nga rusët dhe/ose
ukrainasit.
Rusët i kanë përshtatur pikëpamjet e tyre, por ata nuk e
kanë ndërmend të sjellin trupat e tyre në dy zonat e republikave
rebele, vetëm në se ndonjë zhvillim dramatik do t’i detyronte
ata.
Planet ruse
Imagjinoni: ju jeni veshur për një natë në Broadway, por fqinjët
tuaj janë përfshirë në një grindje, dhe juve u duhet të merrni
armën dhe të përballeni me këtë në vend që të shkoni në shfaqje,
në një darkë, e ndoshta në një takim.
Ky ishtë qëndrimi i Putinit në lidhje me krizën në Ukrainë.
Para nja dy muajsh, Rusia kishte bërë një përpjekje të madhe
për t’u bërë, e për t’u dukur si një shtet europian i civilizuar
i shkallës së parë. Ky ishte mesazhi i lojrave olimpike të
Soçit: të ribëhet, e madje të rishpiket Rusia, ashtu siç pati
bërë njëherë Pjetri i Madh, si pjesë e Botës së Parë; një vend i
madh me tradita të forta europiane, i Leo Tolstoit dhe
Maleviçit, i Çajkovskit dhe Diagilevit, toka e arteve, e
reformave të guximshme sociale, i arritjeve teknike, i modernes
dhe përtej – Rusia e Natasha Rostovas e hipur një një helikopter
Sikorsky. Putini shpenzoi 60 miliard dollar për të përhapur këtë
imazh.
Dhelpra e vjetër Henry Kissinger me mençuri tha:
Putini shpenzoi 60 milion në lojrat olimpike. Bënë
ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes duke dashur ta shfaqin
Rusinë si një vend normal të zhvilluar. Prandaj, nuk është e
mundur që ai në mënyrë vullnetare tre ditë me pas të niste një
sulm ndaj Ukrainës. Nuk ka dyshim aspak se ai e donte Ukrainën
në një pozicion nënshtrues. Gjatë gjithë kohës, çdo zyrtar i
lartë rus që kam takuar, përshirë disidentë si Brodsky, e
shihnin Ukrainën,si një trashëgimi ruse. Por, nuk besoj se ai e
kishte planifikuar tani.
Megjithatë, skifterët e Uashingtonit vendosën që ta mbanin
Rusisë jashtë në të ftohtë. Ata kishin frikë nga imazhi i një
“shteti normal”, pasi Rusia do të bente NATO-n të parëndësishme
dhe do të minonte varësinë e Europës ndaj SHB-ve. Ata ishin të
sigurtë se do të mbanin hegjemoninë e tye, të shkatërruar nga
përballja në Siri. Ata sulmuan pozitën e Rusisë në Ukrainë dhe
kryen një grusht shteti të dhunshëm, duke instaluar një regjim
anti-rus të pamëshirshëm, i mbështetur nga tifozët e futbollit
dhe neo-nazistët, i paguar nga oligarkistët hebrenjë dhe
taksapaguesit amerikënë. Fitimtarët ndaluan gjuhën ruse dhe u
përgatitën të shmangnin marrëveshjet me Rusinë në lidhje me
bazën ushtarake në Sevastopilim, Krime, në Detin e Zi. Kjo do të
bëhej një bazë e re për NATO-n, duke kontrolluar kështu Detin e
Zi dhe duke kërkcënuar Rusinë.
Putinit iu desh të merrej me këtë në mënyrë të shpejtë, dhe
kështu bëri, duke pranuar kërkesën e popullit të Krimesë që t’i
bashkohej Federatës Ruse. Kjo zgjidhi problemin e bazës, por
problem i Ukrainës mbeti.
Ukraina nuk është një entitet i huaj për Rusinë, është gjysma
perëndimore e Rusisë. U nda në mënyrë artificiale nga pjesa
tjetër në vitin 1991 me shpërbërjen e Bashkimmit Sovietik.
Njerëzit e të dyja anëve janë të lidhur nga familja, kultura
dhe lidhjet e gjakur; ekonomitë e tyre janë të lidhura
pazgjidhshmërisht. Ndërkohë që një Ukrainë e pavarur është
diçka e mundshme, një Ukrainë armiqësore ndaj Rusisë nuk është e
mundshme dhe nuk mund të tolerohet nga asnjë udhëheqës rus. Kjo
për arsye ushtarake dhe kulturore gjithashtu: nëse Stalini do ta
kishte nisur luftën e tij kundër Rusisë në kufijtë e saj të
tanishëm, do ta kishte marrë Stalingradin në dy ditë dhe do ta
kishte shkatërruar Rusinë Brenda një jave.
Një udhëheqës pro-rus më aktiv do të kishte dërguar trupa në
Kiev shumë kohë më parë. Kështu bëri Car Aleksis kur polakëtm
kozakët dhe tatarët diskutuan për këtë në shekullin e 17-të. Po
kështu bëri Car Pjetri i Madh kur suedezët e pushtuan atë në
shekullin e 18-të. Po kështu bëri Lenini kur gjermanët ngritën
protektoratin e Ukrainës (ai e quajti atë krijimi i “paqës së
turpshme”). Kështu bëri Stalini kur trupat gjermane pushtuan
Ukrainën në vitin 1941.
Putini akoma shpreson të zgjidhë situatën me mjete paqësore,
duke shpresuar në mbështetjen popullore të popullit të Ukrainës.
Në fakt, përpara marrjes së Krimesë, shumica e ukrainasve (dhe
pothuajse të gjithë banorët e Novorossias) e mbështesinin një
lloj bashkimi me Rusinë. Përndryshe, grushti i shtetit në Kiev
nuk do të kishte qënë i nëvojshëm. Marrja e detyrueshme e
Krimesë e minoi rëndë thirrjen ruse. Popullit të Ukrainës nuk i
përkqeu kjo gjë. Kjo u parashikua nga Kremlini, por atyre iu
desh ta pranonin Krimenë për disa arsye. Së pari, humbja e bazës
detare të Sevastopolit kundrejt NATO-s do të kishte qënë shume e
tmerrshme. Së dyti, populli rus nuk do ta kuptonte nëse Putini
do të kishte refuzuar kërkesën e popullit të Krimesë.
Skifterët e Uashingtonit akoma shpresojnë ta detyrojnë Putinin
të ndërhyjë ushtarakisht, pasi do t’u jepte atyre mundësinë ta
izolonin Rusinë, dhe ta shndërronin atë në një shtet përbindësh
të shtresës së ulët, duke rritur shpenzimet dhe duke e vënë
Europen dhe Rusinë kundër njëra-tjetrës. Atyre nuk u bëhet vonë
për Ukrainën apo ukrainasit, por i përdorin ata si pretekst për
të arritur qëllime gjeopolitike.
Europianëve do t’u pëlqente ta qethnin Ukrainën; të importonin
burrat e saj si punëtorë “illegal” dhe gratë e saj si
prostituta, t’ia merrnin asetet dhe ta kolonizonin. Ata e bënë
këtë më Moldavinë, motrën e vogël të Ukrainës, republikën
ish-Sovjetike më të mjerë.
Sa i përket Rusisë, BE-së nuk do t’i vinte keq ta mboshtte. Por,
BE-ja nuk është kaq e apasionuar për ta bërë këtë. Këtu sjelljet
ndryshojnë.
Putinit do të donte të vazhdonte me modernizimin e Rusisë.
Vendi ka shumë nevojë për këtë. Infrastruktura është njëzet a
tridhjet vjetë prapa Perëndimit. Të lodhur nga kjo parambetje,
të rinjtë rus, shpeshherë preferojnë të emigrojnë në Perëndim,
dhe kjo humbje e trurit i shkakton më shumë humbje Rusisë se
përfitim Perëndimit. Edhe Google është rezultat i kësaj
humbjeje të trurit, pasi Sergey Brin është një emigrant rus
gjithashtu. Ka me qindra mijëra shkencëtarë dhe artistë rus në
laboratorët e Perëndimit, teatrot dhe orkestrat. Liberalizimi
politik nuk është i mjaftueshëm: të rinjtë duan rrugë të mira,
shkolla të mira dhe një cilësi jetë të krahasueshme me
Perëndimin. Kjo është ajo që Putini ka ndërmend të arrijë.
Ai po ia del përsembari. Moska tani ka biçikleta falas dhe wi-fi
në parqe si çdo qytet perëndimor europian. Trenat janë
përmirësuar. Me qinda dhe mijëra apartamente po ndërrohen,
madje më shumë se gjatë periudhës sovjetike. Pagat dhe pensionet
janë rritur nga shtatë deri në dhjetë për qind në dekadat e
kaluara. Rusia është akoma mbrapa, por ajo është në rrugën e
duhur. Putini dëshiron të vazhdojë me modernizimin.
Sa i përket Ukrainës dhe shteteve të tjera ish-sovjetike, Putini
do të preferonte që të mbanin pavarësinë e tyre, të jenë
miqësorë dhe të punonin në paqë sëbashku drejt integrimit për në
Bashkimin Europian. Ai nuk endërron për një perandori të re. Ai
do ta refuzonte një propozim të tillë, pasi do të vononte planet
e tij për modernizimin e vendit.
Nëse neokonët nuk do ta kishin detyruar atë duke përjashtuar
presidentin legjitim dhe duke instaluar marionetat e tyre, bota
mund të gëzonte një periudhë të gjatë paqeje. Por, kur aleanca
ushtarake perëndimore nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara do
të ngelej pezull, industritë ushtarake të SHBA-ve do të
dështonin dhe hegjemonia amerikane do të zhdukej. Paqja nuk
është gjë e mirë për ushtrinë amerikane dhe makinerinë mediatike
hegjemoniste. Prandaj, ëndrrat për paqe gjatë jetës sonë me
siguri do të mbeten thjeshtë ëndrra.
Çfarë
do të bëjë Putini?
Putini do të mundohet të shmang dërgimin e trupave sa më gjatë
të jetë e mundur. Atij do t’i duhet të mbrojë dy krahinat e
ndara, por kjo mund të bëhet me një mbështetje nga larg, ashtu
siç i mbështet Amerika rebelët në Siri, pa “çizme në terren”.
Vetëm në rast se ndodh ndonjë gjakderdhje në shkallë të gjërë,
trupat ruse do të veprojnë, shkatërruar Gardën e Zezë dhe forcat
e tjera pro-regjimit.
Putini do të mundohet të gjëjë një zgjidhje me Perëndimin për të
ndarë autoritetin, ndikimin dhe përfshirjen ekonomike në shtetin
e dështuar.
Kjo mund të behet me anë të federalizimit, apo me anë të ndonjë
qeverie koalicioni, apo edhe ndarje. Krahinat rusisht folëse të
Novorossias janë ato të Kharkovit (ku ndodhet industria),
Nikolayëvit, (ku ndërtohen anije), Odesa (porti), DOnetsku dhe
Lugansku (minierat dhe industria), Dnepropetrovsku (raketat dhe
teknologjia e lartë), Zaporozhe (çeliku), Kherson (uji për
Krimenë dhe ndërtimin e anijeve), të gjitha këto të krijuara, të
ndërtuara dhe të banuara nga rusët. Ata mund të ndahen nga
Ukraina dhe të formojnë një Novorossia të pavarur, një shtet të
mesëm, shumë më të madh se shtetet e tjera fqinje. Ky shtet mund
t’i bashkohej Rusisë ose Bjellorusië, ose të mund të kishte një
bashkim doganor të drejtuar nga Rusia. Pjesa e mbetur e Ukrainës
mund të menaxhohej disi deri sa të vendoste t’i bashkohej
shteteve sllave simotra në lindje. Kjo do të prodhonte dy shtete
kohezive dhe homogjene.
Një mundësi tjetër (ndoshta jo për momentin) është ndarja në tre
pjesë e Ukrainës së dështuar: Novorossia, Ukraina dhe Galicia me
Volyn. Në këtë rast, Novorossia do të ishte pro-ruse, Ukraina do
të ishte neutral dhe Galicia pro-Perëndimore.
BE-ja mund ta pranonte këtë, me siguri Amerika nuk do të ishte
dakord për ndarjen e pushtetit në Ukrainë. Me tërheqjen e luftës
do të dalë një nga dy fituesit. Nëse Europa dhe Amerika
qëndrojnë larg, Rusia fiton. Nëse Rusia pranon një pozicionim
pro-perëndimor, Amerika fiton. Tërheqja e luftës mund të
shkaktojë një luftë të hapur me shumë pjesëmarrës dhe
nëjpërdorim të mundshëm të armëve bërthamore. Kjo është një lojë
e egër: ai me nervat më të forta dhe me më pak imagjinatë do të
mbetet rrugës.
Pro dhe Kundra
Është shumë herët për të parashikuar kush do të fitojë në
përballjen e ardhshme. Për presidentin rus është shumë tunduese
marrja e të gjithë Ukrainës, ose të paktën të Novorossias., por
nuk është një sipërmarrje e lehtë dhe do të shkaktonte shumë
armiqësi nga Fuqitë Perëndimore.
Me marrjen e Ukrainës, kompensimi i vitit 1991 do të kompletohej
për Rusinë, forca e saj do të dyfishohej, siguria do të rritej
dhe do të menjanohej një rrezik i madh. Rusia
do të bëhej madhështore edhe njëherë. Njerëzit do ta hyjnizonin
Putinin si Bashkuesi i Tokave Ruse.
Megjithatë, përpjekjet e Rusisë për t’u shfaqur si një shtet
progresiv dhe paqedashës do të kishin qënë të kota; do të shihej
si një agresor, do të përjashtohej nga organizmat ndërkombëtarë.
Do të viheshin sanksione; importet e teknologjisë së lartë do të
ndaloheshin, si në kohën e Bashkimit Sovjetik. Elitat ruse janë
të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre të rehatshme. Ushtria ruse
vetëm kohët e fundit ka nisur modernizimin e saj dhe nuk është
akoma e vendosur të luftojë, ndoshta edhe për nja dhjetë vjet të
tjera. Por, nëse ndihen të shqetësuar, nëse NATO-ja lëviz në
drejtim të Ukrainës lindore, ata do të luftojnë gjithsesi.
Disa politikanë rus dhe vëzhgues besojnë se rasti i Ukrainës i
ngjan një shporte; zgjidhja e problemeve të saj do të kushtojë
shumë shtrenjtë. Ky mendim ka shijen e rrushit të papjekur, por
është i përhapur. The Saker, një zë interesant, në internet e
promovon këtë pikëpamje. “Lereni BE-në dhe SHBA-të të furnizojnë
ukrainasit, ata do të khehen te Nëna Rusi kur të ndihen të
uritur”, tha ai. Problem ekziston dhe ata nuk do të lejojnë që
të rishikohet. Junta nuk e mori pushtetin me dhunë që ta humbas
atë në zgjedhje.
Përveç kësaj, Urkaina nuk është në gjendje të keqe siç
pretendojnë disa. Po, do të duhen miliarda për t’u bërë si
Gjermania apo Franca, por kjo nuk është e nevojshme. Ukraina
mund ta arrijë nivelin e zhvillimit të Rusisë shumë shpejt – me
një bashkim me Rusinë. Nën KE – FMN – NATO, Ukraina do të bëhet
si një kosh, nëse nuk është që tani. E njëjta gjë vlen për të
gjitha shtete e ish-Bashkimit Sovjetik në lindje të Europës: ata
mund të ecin përpara në mënyrë modeste me Rusinë, si Bjellorusia
dhe Finlanda, ose të vuajnë pakësimin e popullsisë, papunësinë,
varfërinë me Europën dhe NATO-n dhe kundër Rusisë, si Latvia,
Hungaria,, Moldova, Gjergjia. Është në interesin e Ukrainës të
bashkohet me Rusinë; ukrainasit e kuptojnë këtë; për këtë arsye
atyre nuk do t’u lejohet të kenë zgjedhje demokratike.
Vala në Novorossia ka një potencial për të ndryshuar lojen. Nëse
trupat ruse nuk ndërhyjnë, rebelët e Novorossias mund të mundin
ofensiven e Kievit dhe të kalojnë në një kundër-sulm për të
rimarrë të gjithë vendin, pavarësisht përpjekjeve paqësore të
Putinit. Më pas, në një luftë civile totale, Ukraina do të
vendosë për fatin e saj.
Në nivel përsonal, Putini përballet me një zgjedhje të vështirë.
Nacionalistët rusë nuk do t’ia falin nëse ai e dorëzon Ukrainën
pa luftuar. BE-ja dhe SHBA-të po kërcënojnë jetën e vërtetë të
presidentit Putin, pasi sanksionet e tyre po dëmtojnë
bashkëpunëtort e ngushtë të Putinit, duke i nxitur ata që ta
heqin qafe, apo edhe ta vrasin presidentin dhe t’i forcojnë
lidhjet e tyre me Perëndimin e fuqishëm. Lufta mund të nisë në
çdo moment, siç ka ardhur dy herë në shekullin e kaluar- edhe
pse Rusia u mundua ta shmangte atë në të dyja rastet. Putini don
ta shtyjë atë deri në fund, por jo me çdo kusht.
Nuk është një zgjidhje e lehtë për të. Sa më shumë Rusia
tërhiqet, aq më shumë Amerika dyfishon rrezikun dhe bota shkon
drejt humbenrës bërthamore. Kush do ta përzejë pulën pra?
http://www.mediaelire.net/lajm/942/kriza-ne-ukraine.-lufta-mund-te-nise-ne-cdo-moment/