For One Democratic State
in the whole of Palestine (Israel)

FOR FULL EQUALITY OF NATIVE AND ADOPTIVE PALESTINIANS

FOR One Man, One Vote

Home


Search

PERANDORI OSMANE, TE LUTEM RIKTHEHU!

nga Izrael Shamir

Nė malin Karmel, ndodhet njė qytezė e bukur, pakėz mė e madhe se njė fshat, e quajtur Zikhron Jaakov. Nė ditėt tona ky vend njihet pėr verėn e mirė dhe restorantet franceze. Por nė ditėt e Luftės sė Parė Botėrore kjo qytezė ishte qendra e spiunėve zionistė pro-britanikė, tė njohur si NILI. Banorėt e qytezės ishin njerėz me potencė nė qarqet zioniste, por nė tė njėjtėn kohė ishin edhe qytetarė tė Turqisė. Ata komunikonin nė mėnyrė tė vazhdueshme me trupat britanike nė Egjipt, tė cilėve ju kalonin lajme mbi lėvizjet e turqve, duke kontribuar nė mėnyrė tė ndjeshme nė dėshtimet e perandorisė. Ndėrlidhja e spiunėve bėhej nėpėrmjet Haim Vaizman-it, i cili si shpėrblim pėr punėn e tij, morri nga britanikėt deklaratėn e Balforit, dhe mė pas u bė presidenti i parė i shtetit tė Izraelit. NILI adhurohet shumė nė ditėt tona nė Izrael. Adhurimi ndaj tij ka pėrmasa mitike. Shteti i Izraelit fėmitė e vegjėl qė shkojnė nėpėr shkollave i dėrgon vazhdimisht nė muzeun dedikuar spiunėve nė fjalė, ku ata indoktrinohen me ndjenjėn e besnikėrisė ndaj ēifutėrisė dhe kombit ēifut. Fėmitė izraelitė mėsohen se ėshtė detyrė e ēdo qytetari hebre qė tė tradhėtojnė ēdo perandori tė botės, dhe vetėm pėr t'i shėrbyer kombit tė Izraelit.

Hebrejtė kishin njė arsye shumė madhore pėr tė tradhėtuar atdheun e tyre, Perandorinė Osmane. Pasi nėse perandoria do tė ekzistonte ende sot, Shteti Hebre dhe milionat e palestinezėve qė ai mban tė izoluar mbrapa mureve tė lartė, sėbashku me ata mijėra punėtorė tė huaj qė jetojnė nėpėr geto, nuk do tė kishin ekzistuar kurrė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe sulmet amerikane kundėr irakenėve tė pambrojtur, dhe ata mijėra njerėz tė pafajshėm qė janė vrarė nė Irak, nuk do tė kishin vdekur kurrė, nėse perandoria e fuqishme osmane do tė ishte akoma mes nesh.

Megjithatė, nga shkatėrrimi i Perandorisė Osmane nuk kanė vuajtur vetėm popujt e Lindjes e Mesme. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ka vuajtur edhe Ballkani. Pse nėse kjo perandori do tė ishte gjallė ende sot, aeroplanėt e NATO-s nuk do tė kishin patur kurrė kėnaqėsinė tė bombardojnė Beogradin dhe Kosovėn. Nga rėnia e Perandorisė Osmane sot vuan edhe vetė Greqia, provinca e parė qė u nda nga ajo. Pasojat e ndarjes nga Perandoria Osmane shihen edhe sot nė Greqi, e cila qė pas shfaqes sė EURO-s ėshtė kthyer nė hotelieren e nordikėve tė Evropės perėndimore. Nė ditėt e sotme, grekėt kanė shumė arsye qė tė kujtojnė me nostalgji ditėt kur ata formonin elitėn e perandorisė, e cila shtrihej nga Aleksandria e deri nė Kostandinopojė. Ndėrsa turqit, ky komb perandorindėrtues, i cili nė ditėt e Perandorisė, adhurohej dhe i druhej e gjithė Evropa, sot, pas rėnies sė saj, ėshtė kthyer nė pjatalarėsin mė tė padėshiruar tė rrugėve tė Frankfurtit dhe Londrės.

Nė ditėt e sotme, ne, pasardhėsit e bizantinėve dhe osmanėve, na duhet tė pėrballemi me njė sfidė tė madhe, i cili ėshtė projekti kolonizues amerikan. Forca Mamuthe qė qėndron sot nė kokė tė SHBA-ve ėshtė duke shfrytėzuar shkatėrrimin e perandorive tė mėdha kontinentale pėr tė ndėrtuar perandorinė e saj, neo-liberale dhe globale. Nė kėtė perandori, Evropa Perėndimore ėshtė kthyer nė njė "fshat tė vjetėr" i cili shkon nga Greqia pėr nė Romė, dhe trajtohet si njė fėmijė i pafuqishėm qė ka nevojė pėr mėshirė dhe udhėzim. Ndėrsa, pjesėn e tjetėr tė botės, mamuthėt e perėndimit e shohin si njė botė e cila pret tė ri-kolonizohet. Por, nė vend qė ne, popujt e lindjes, tė ndjekim njė plan tė kėtillė, i cili fillon qė me skemat e bashkimit me Evropėn, siē disa udhėheqės turq shpresojnė tė bėjnė nė ditėt tona, duhet tė prodhojmė njė pėrgjigje ndaj saj. Dhe pėrgjigja jonė duhet tė jetė rindėrtimi i njė strukture tė re qytetėrimore, pasi raca njerėzore, e kėrkon sot njė gjė tė kėtillė. Nė botėn qė ne jetojmė, ekzistojnė pesė supershtete apo qytetėrime, tė cilat nisin qė nga SHBA-tė, Evropa, Kina, Amerika Latine dhe, mė nė fund jemi edhe ne, apo komonuelthi i Lindjes. Por si ne, ashtu edhe qytetėrimet e tjera tė botės, sot kėrcėnohemi nga kolonizimi i bajlozit amerikan. Dhe solucioni mė i mirė qė ne kemi pėr t'u pėrballur me kėtė bajloz sot, ėshtė ringjallja e Perandorisė Osmane.

Perandoria Osmane nuk ėshtė shkatėrruar ngaqė ishte shumė e madhe dhe e shtrirė: pasi nė ditėt e saja mė tė arta, ajo ishte mė e vogėl sesa Brazili apo Rusia. Arsyeja pėrse Perandoria Osmane ra, ishte moseksperienca e elitave tė saj, tė cilat ranė pre ndaj helmit tė nacionalizmit, i cili u mboll nė perandori nga gurutė perėndimorė tė ideve. Nacionalizmi, ky bidat evropjan, arriti tė vrasi mė shumė njerėz nė botė sesa Mortaja e Zezė. Dhe pėr mė tepėr, ai nuk provoi kurrė qė tė bėhet alternativė ndaj shkatėrrimit tė perandorive, ku dhjetra kombe dhe grupe etnike jetonin sėbashku nė paqe dhe harmoni. Asnjė nga shtetet qė lindėn nga Perandoria Osmane nuk kanė arritur tė krijojnė shtete tė fuqishme. Por nė tė kundėrt, grabitqarėt perėndimorė, tė cilėt nxitėn krijimin e tyre mė parė, vazhdojnė deri nė ditėt tona tė mbjellin pėrēarje dhe luftė. Kėshtu ata nxisin grupet e vogla, siē janė kurdėt nė Turqi dhe Irak, pėr tė krijuar edhe mė shumė pėrēarje dhe ndarje. Si rrjedhojė, bota e lindjes ku ne jetojmė sot, qėndron ende e ndarė dhe e pambrojtur pėrballė agresionit tė mamuthit tė madh perėndimor. Pėr t'u pėrballur me sfidėn e tij njė sėrė ideshė tė botės sė lindjes kanė provuar tė dėshtuara; duke nisur kėtu qė me pan-arabizmin e Naserit dhe Partisė Ba'ath, islamizmin e Osamės, pan-turqizmin e Zija Gökalpit dhe Halide Edib Adivarit etj.

Pėr kėtė arsye, sot koha ka ardhur qė ne, popujt e lindjes, tė marrim mėsim nga vėllezėrit tanė nė Komunitetin Evropjan, tė cilėt kanė arritur tė ringjallin sėrisht Perandorinė e Sharlemanit, qė u shkatėrrua njėmijė vite mė pare. Por nė kundėrshtim me perandorinė e tyre, perandoria jonė ėshtė ende e gjallė nė mendjen e njerėzve tanė, nė vendet e lavdisė, kalatė, xhamitė dhe kishat. Perandoria jonė e rilindur, mundet dhe duhet tė pėrfshijė tė gjithė tokat e dikurshme bizantine: pasi njė e ardhme e begatė e Turqisė, Lindjes sė Mesme dhe Ballkanit varet nga lidhjet e saj me Rusinė, Ukrainėn dhe republikat turke tė Azisė Qendrore.

Edhe pse ėshtė e vėrtetė se dy trashėgimtarėt e lavdisė bizantine, Rusia dhe Perandoria Osmane, kanė luftuar kundėr njėra - tjetrės pėr shekuj me radhe, e njėjta gjė ka ndodhur edhe mes francezėve dhe gjermanėve, trashėgimtarėve tė Perandorisė Romane Perėndimore. Dhe ndėrsa kėta armiq shekullorė sot kanė arritur tė bashkohen nė perėndim, e njėjta gjė mund tė ndodhė edhe me ne, nė Lindje.

Gjatė kėsaj vere ndėrsa udhėtoja nėpėr Rusi dhe Ukrainė, unė vura re afėrsinė e madhe qė ekziston ndėrmjet rusėve dhe turqve (apo tatarėve siē ata njihen nė Rusi). Ēurēilli jo mė kot ka thėnė nė kohėn e tij se "nėse njė rus gėrvishtet pak - kthehet nė turk". Ndėrsa historiani i madh rus, Leon Gumilev i cili njihej pėr tendencat pro lindore, mendonte tė kundėrtėn. Dhe faktet flasin tė njėjtėn gjė. Shteti rus lindi si pasojė e bashkimit tė turqve muslimanė tė stepave me sllavėt ortodoksė tė pyjeve. Gumilevi i cili rrėzoi mitin perėndimor tė 'tiranisė turke' mendonte drejtė kur Rusinė Moskovite e shihte si pasardhėse tė Hordhisė sė Artė e cila u themelua nga princat tatarė. Gumilevi mendonte se nėse Rusia do tė bashkohej me turqit njė ditė, atėherė perėndimi, tė cilin ai e shihte si armikun mė tė madh, nuk do ta mundte dot kurrė.

Shkrimtari dhe udhėheqėsi bolshevik, Eduard Limonov, nė fundin e jetės sė tij, Rusinė e pėrshkruante si 'njė Turqi me veshje gjermane'. Por edhe nė ditėt tona, rusėt preferojnė tė veshin shallvare sipas modės sė Anadollit dhe aristokracisė sė dikurshme osmane dhe tė kuvendojnė si turqit. Ndjenjat pozitive tė rusėve ndaj turqve janė shumė mė tė ndryshme sesa paragjykimet e evropjanėve mbi ta. Kėto ndjenja kanė gjetur rrugė edhe nė filmin e suksesshėm 'Manovra Turke', i cili pėrshkruan luftėn ruso - turke pėr Plevnėn, nė tė cilin Osman Nuri Pasha portretizohet si njė hero i vėrtetė, dhe jo si nėpėr filmat racistė qė Hollivudi ka zakon tė prodhojė.

Afėrsia ndėrmjet turqve dhe sllavėve ka njė histori tė gjatė. Nė Ukrainėn veriore, unė kam vizituar Novgorodin, Chernigovin dhe Kievin, kryeqytetet e hershme tė principatave ruse. Nė kėto qytete, princat rusė martoheshin me princesha turke, vajzat e stepės, ndėrsa luftėtarėt turq themelonin njė pjesė tė rėndėsishme tė entourazhit tė tyre. Njė nga epikat ruse tė shekullit tė 12tė rrėfen sesi princi i Novgorodit, Igori, pasi sulmoi turqit nė stepė, u mund nga tė fundit. Por mundėsi i tij, Koxhak Hani, i dha pėr grua vajzėn e tij, me tė cilėn Igori u kthye nė Novgorod. Rrėnjėt turke nė Rusi shihen deri nė ditėt tona edhe nė njė pjesė tė madhe tė aristokracisė ruse e cila mban ende emra turq. Qofshin kėta emra si Nabokovi, autori i Lolitės apo Jusupovi, princi mė i pasur rus nė oborrin e Nikollės II.

Nė njė libėr tė kohėve tė fundit, tė quajtur 'Simfonia e Euroazisė', shkrimtari Shėn Petersburgas, Van Zaik, propozon ndėrtimin e njė historie ndryshe pėr pjesėn e botės ku ne jetojmė. Ideja e Van Zaikut rreh rreth idesė se ēfarė do tė kishte ndodhur me Hordhinė e Artė, nėse sulltani mendjendritur, Sartak Hani, qė ishte mik i Shėn Aleksandėr Nevskit, tė kishte mbijetuar ndaj atentatit qė i bėnė? Rrjedhoja mund tė ishte qė turqit dhe rusėt do tė rronin bashkė si miq. Van Zajku, mendon se rusėt do tė ishin bashkuar me turqit dhe themelonin njė perandori tė quajtur 'Ordus', e cila do tė ishte njė miksje ndėrmjet fjalės Hordhi dhe Rusi, dhe do tė bashkonte hapėsirat e mėdha euroaziatike. Ordusi do tė ishte njė tokė ku modernja do tė martohej me traditėn dhe fenė; familja njerėzore do tė ruhej e paprishur, dhe edhe pse nė tė do tė kishte njerėz tė pasur, ata do tė ishin shumė mė humanė.

'Puna e pėrbashkėt dhe pėrmbajtja nga egoizmi' do tė ishte kredoja e Ordusit. Ordusi do tė ishte ideali i botės sė lindjes, ku xhamitė dhe kishat do tė shtriheshin kudo, dhe njerėzit jetonin nė paqe. Imazhi i njė bote ndryshe ėshtė kaq tėrheqės mes rusėve, saqė nė rrugėt e Rusisė unė kam parė disa makina tė mbajnė slloganet "Unė dua tė jetoj nė Ordus". Dhe meqė ra fjala, Ordusi do tė pėrmblidhte nė veten e tij edhe Vilajetin e Jeruzalemit, ku hebrejtė e larguar nga Hitleri do tė gjenin strehim (Hitleri jeton edhe nė botėn e Ordusit). Por nė kėtė botė, hebrejtė janė mė shtypės dhe mizorė, por qytetarė tė barabartė me palestinezėt.

Megjithatė, njė historian tjetėr rus, i quajtur Fomenko, ka propozuar njė model edhe mė heretik tė historisė. Sipas tij njė perandori si Ordusi i lartėpėrmendur ka ekzistuar gjithnjė. Ajo ėshtė shtrirė gjithnjė nė brigjet e Bosforit, kryeqytetit natyral tė Euroazisė. Edhe nėse kjo perandori ka ekzistuar apo jo nė tė kaluarėn, ajo do tė jetė patjetėr aty nė tė ardhmen. Nė njė perandori ideale tė kėtillė, turqit, sllavėt, arabėt (dhe fqinjėt e tyre mė tė vegjėl), nė vend qė tė luftojnė pėr tė marrė nė dorė ēelėsat e Euroazisė, do tė rrojnė tė bashkuar me Kostandinopojėn, apo Stambollin si kryeqytetin e pėrbashkėt tė perandorisė. Kostandinopoja ėshtė pėrgjigja ndaj Brukselit, Nju Jorkut dhe Pekinit. Ndėrsa nė pėrpjekjet shekullore pėr hegjemoni, rusėt dhe turqit kanė shkaktuar me mijėra luftėra nė Euroazi, nė njė perandori tė pėrbashkėt: rusėt do tė gėzonin Kostandinopojėn, pa dėbuar turqit, ndėrsa turqit do tė kishin akses nė vendburimet e origjinės sė tyre, nė Krime dhe Tashkent, por edhe nė vendet e largėta tė Jakutisė, nė tokat e turqve pravosllavė, tė cilat mund t'i gėzojnė pa luftuar me asnjė rus. Nė njė botė ideale tė kėtillė Lindja e Mesme do tė ishte e lidhur me Eurazinė siē ka qėnė historikisht; pa patur nevojė tė marrė urdhėra nga Uashingtoni, Londra apo Brukseli. Dhe mbi tė gjitha, Turqia vetė, nė vend qė tė konsiderohet njė vend i largėt, do tė kthehej nė pikėtakimin e popujve qė vėrshojnė nga Bagdadi dhe Kievi, Beogradi dhe Kajro, Vladivostoku dhe Ankaraja.

Nė ditėt e sfidave tė mėdha qė ne jetojmė sot, koha ka ardhur qė ne popujt e lindjes tė ēojmė edhe njėherė shqiponjėn dykrenare tė bizantit, si simbol tė unitetit tė qytetėrimit tonė lindor, si simbol bashkues ndėrmjet islamit dhe ortodoksisė. Nė njė perandori ideale sulltani ynė do tė ishte mbajtės i dy kurorave, asaj tė kalifit Islam dhe perandorit ortodoks. Por qė njė gjė e kėtillė tė arrihet, ne duhet qė mė parė tė varrosim nacionalizmat e vegjėl tė sė kaluarės dhe hapim njė faqe tė re nė historinė tonė dhe tė botės ku ne jetojmė. Komonuelthi ynė i rindėrtuar, do tė jetė pasardhėsi i denjė i Romės Lindore - Bizantit, Perandorisė Osmane dhe Ruse. Ai do tė kontrollojė burime tė pafundme materiale dhe shpirtėrore, dhe kthehet nė superfuqi botėrore, kundrejt Evropės sė Bashkuar, SHBA-ve dhe Kinės.

Njė komonuelth i kėtillė, i bashkuar rreth njė ideali, do tė ndajė lindjen nga perėndimi, i cili sot vuan nga herezia e makutėrisė mamuthe, qė ėshtė mbjellur nė tė nga hordhitė amerikane tė luftėrave botėrore. Perėndimi sot vuan nga besimi i tij i verbėr nė makutėrinė, nga dėshirat e marra pėr suksese personale, dhe e drejta dhe detyra pėr tė grabitur ēdo gjė nė botė. Ai refuzon tė besojė nė solidaritetin njerėzor nė emėr tė egoizmit tė quajtur 'liri absolute tė njeriut'. Perėndimi me mentalitetin e tij, ka shkatėrruar gruan dhe kthyer nė njė imitim tė varfėr tė burrit. Ka shkatėrruar mashkullin duke e bėrė tė barabartė me gruan. Pasi ka refuzuar Zotin, kishat e tij janė braktisur, qytetet janė pėrqėndruar rreth qendrave tė biznesit, ndėrsa qytetet tona qėndrojnė pranė vatrave tė dijes, artit dhe adhurimit. Nė kundėrshtim me perėndimin, lindja ka arritur tė ruajė identitetin e saj kristjan, pasi edhe vetė islami ėshtė ndjekės i kristjanizmit, edhe pse qėndron aq larg nga ortodoksia nikease sa qėndron edhe kalvinizmi zvicerian nga ajo. Megjithatė e pėrbashkėta jonė nė lindje ėshtė refuzimi qė ne i bėjmė mamonizmit, pasi ne nuk kemi refuzuar Zotin, pasi ne vėmė shpirtin pėrmbi materien, pasi ne nuk kemi refuzuar Krishtin si Mesih, pasi ne adhurojmė gruan duke mos refuzuar nėnėn e tij, shėn Mėrinė. Lindja jonė dashuron natyrėn, pasi ne pėlqejmė burrat qė duken burra dhe gratė qė duken gra. Pasi ne respektojmė traditėn dhe familjen. Por perėndimi i dominuar nga amerikanėt, sot, prodhon qytetėrime nomade nga shembujt e shoqėrive tė hapura tė individit tė margjinalizuar i cili jeton i vetėm dhe shkėputur nga familja e tij. Por ne, nė komonuelthin e lindjes shkojmė nė drejtim tė kundėrt. Ne refuzojmė emigrimin dhe inkurajojmė transferimin e kapitalit. Ne mbėshtesim vendasit, pasi ata e njohin mė mirė rėndėsinė e vendit tė tyre.

Ndėrsa perėndimi pronėn private e ka tė shenjtė, ne e respektojmė atė pėr sa kohė qė ajo mbetet e vogėl, ndėrsa refuzojmė shkapėrderdhjen e saj. Ne punojmė kundėr cmirės duke taksuar baronėt, konfiskuar pasuritė e tyre dhe dėrguar ata pėr riedukim nė fshatrat miqėsorė tė Anadollit apo Siberisė. Nė botėn tonė nuk do tė ketė privatizime tė burimeve, as shitje tokash ndaj tė huajve, as dėbime tė fshatarėve. Ne botėn tonė ne dekurajojmė rritjen e qyteteve dhe inkurajojmė fshatin. Ndėrsa perėndimi ndėrhyn thellė nė jetėt private tė individit, ne ruajmė lirinė e brendshme tė njeriut. Ne jemi miq tė mirė me fqinjėt tanė, dhe armiq tė tmerrshėm me ata qė kėrkojnė tė kundėrtėn.

Dhe vetėm duke ndėrtuar njė botė tė kėtillė fiksionale, ne, do tė mundemi tė ndėrtojmė alternativėn e vetme e cila mund tė shpėtojė botėn nga kolonizimi amerikan, apo ai i fuqive tė Evropės apo edhe Kinės.

 

Home